Cydia është një program i ngjashëm me App Store që ju ofron mundësinë të shkarkoni programe të ndryshme për pajisjet Jailbroken. Nga Cydia mund të shkarkojmë shumë Tweak që modifikojnë dhe përmirësojnë funksionet e iOS. Sot kemi vendosur të bëjmë një artikull ku do të përmbledhim programet që sipas nesh janë më të domosdoshmet apo më interesantet për iOS 8.4.

Activator
Një nga programet më të nevojshëm për iPhone. Instalohet automatikisht me shumë tweak pasi është pikërisht baza e shumë funksioneve. Me Activator kemi mundësinë të kombinojmë disa aksione të caktuara me gjestet. Mund të vendosim për shembull që me tre gishta të mbyllim një aplikacion të caktuar e kështu me rradhë. Është me të vërtetë i domosdoshëm.


Tage
Ky program sjell "multitasking gestures" edhe në iOS 8 dhe është një nga programet më të domosdoshëm që çdo përdorues iOS që ka bërë Jailbreak duhet ta ketë të instaluar në pajisjen e tij. Falë Tage ju nuk do të keni më nevojë të shtypni më butonin Home, çdo veprim do ta kryeni me anë të gjesteve.


CCSettings
Një tweak i domosdoshëm me anë të të cilit mund të modifikoni butonat e Control Center, mund të bëni një respring, mund të modifikoni funksionin (mute/normal), të menaxhoni Hotspot ose të fikni pajisjen. Çdo gjë mund ta bëni krejtësisht falas.


iFile
iFile është programi file manager më i mirë për iOS, që na lejon të modifikojmë, monitorojmë dhe menaxhojmë çdo file në pajisjen tonë. Me iFile mund të kryejmë disa veprime: si për shembull të instalojmë aplikacione, të fshijmë file, të shpëtojmë imazhe dhe shumë gjëra të tjera.


Barrel
"Barrel" është një aplikacion grafik,i cili një herë që instalohet,ndryshon efektin grafik të kalimit nga një faqe tek tjetra.Ky aplikacion është krijuar nga Cydia.Një herë që instalohet tek iPhone,do vini re që ka një shumëllojshmeri efektesh grafike që mund të zgjidhen për ti patur si efekt kur kaloni nga një faqe tek tjetra,në menune kryesore.

Winterboard
Një nga programet më interesante për iPhone jaibroken, i cili na lejon të modifikojmë temën e iPhone duke zgjedhur midis temave të ndryshme që janë të disponueshme në Cydia. Me anë të këtij programi mund të ndryshoni krejtësisht pamjen e iPhone.


LittleBrother
LittleBrother është një tweak që zhbllokon të gjitha funksionet shtesë të iPhone 6 Plus, duke i bërë ato të disponueshme edhe për iPhone 6. Mund të zgjedhni nivelin e zoom-it që dëshironi të përdorni në pajisjen tuaj. Për iPhone 6 mund të zgjedhni "Large" për të parë ikonat më të mëdha, "Medium" për pamjen standard dhe "Small" për të parë SpringBoard dhe aplikacionet ekzaktësisht si të ishte një iPhone 6 Plus.


Display Recorder
Display Recorder na lejon të rregjistrojmë evenimentet në ekranin e iPhone, si të ishim duke filmuar me kamera. Pra ky aplikacion na lejon të rregjistrojmë në format video, të gjitha gjërat që bëjmë në iPhone dhe është mjaft praktik për të krijuar tutoriale me video.


Slide2Kill8
Falë këtij tweak mund të mbyllni të gjitha aplikacionet përnjëherë duke rrëshkitur gishtin në drejtim poshtë kur hapni Multitasking, ndërsa me një rrëshqitje lart mund t'i mbyllni ato tek e tek siç bëni normalisht.


SwipeSelection
SwipeSelection është një aplikacion i krijuar nga programatorët e Cydia, i cili na thjeshton shumë mënyrën e të shkruarit si në iPad po ashtu edhe në iPhone. Duke rrëshkitur nëpër shkronja ju mund të shkoni tek pjesa e fjalisë që ju intereson.


Springtomize 3
Një nga tweak-et më të famshëm për të personalizuar pamjen, ikonat dhe animimet e ndryshme të iPhone-it tuaj. Me anë të këtij tweak ju mund të modifikoni pamjen dhe praktikisht të gjithë grafikën e iOS, përfshirë këtu Homescreen, Multitasking, Lock Screen, dhe kartelat e ndryshme.


iBlackList
Me iBlackList mund të bllokoni thirrjer ose mesazhet në hyrje nga një kontakt ose më shumë kontakte të rubrikës tuaj. Është programi më i plotë për sa i përket këtyre funksioneve. Bllokon edhe numrat privat.


CyDelete8
Nëse keni shkarkuar ndonjë app ose tweak nga Cydia që shton një ikonë të re në Home, duhet të keni vënë re që nuk mund të t'i fshini ato, siç bëni me aplikacionet e shkarkuara nga App Store, duke klikuar butonin "X" që shfaqet kur mbajmë të shtypur për pak sekonda ikonën e aplikacionit. Falë, programit CyDelete mund të fshini çdo tweak të intaluar nga Cydia


Atom
Program që na lejon të hapim aplikacionet tona të preferuara direkt nga Lockscreen thjeshtë me një slide. Dizajni i Atom është tani më minimal. Edhe animimet janë më të këndshme dhe shton një menu të ri në menunë Settings nga ku mund të modifikoni preferencat e programit.


Nuntis
Një tweak që shton përgjigjet e shpejta "QuickReply" për aplikacionin WhatsApp. Në këtë mënyrë mund të përgjigjeni me shpejtësi siç bëni normalisht me mesazhet direkt nga qendra e njoftimeve, nëse keni të instaluar iOS 8 në pajisjen tuaj.


BDaySpotify
Spotify është një nga aplikacionet muzikore më të dashura, që na ofron mundësinë të dëgjojmë falas në streming këngët që dëshirojmë. Por për fat të keq në iPhone mund t'i dëgjojmë vetëm me mënyrën Shuffle. Falë këtij tweak ju mund të shtoni disa funksione Premium pa patur nevojë për një abonim.


LinkStore
Një tweak i ri i realizuar nga miqtë tanë të HackYouriPhone që ju lejon të sharkoni lojëra dhe aplikacione në formatin .ipa direkt nga App Store! Për të funksionuar është e nevojshme që të instaloni në pajisjen tuaj edhe AppSync për iOS 8.


Safari Downloader+
Safari Downloader+ është një tjetër tweak i domosdoshëm që na lejon të shkarkojmë çdo file direkt nga Safari, përfshirë këtu videot e YouTube e shumë të tjera.


BioProtect
BioProtect është njëtweak për pajisjet me Touch ID që ju lejon të mbroni me anë të shenjave të gishtave aplikacionet, folderat, pjesa të sistemit, etj...


VirtualHome 8 
Falë këtij tweak nuk do të keni nevojë të shtypni butonin home por mund të shfrytëzoni në maksimum sensorin touch të Touch ID.


Apex 2
Funksioni më interesant i këtij programi është mundësia për të krijuar folder dhe subfolder duke vendosur si ikonë të folder-it, ikonën e programit primar që hedhim në të. Çdo nën program që hedhim në folder-in e krijuar mund të arrihet duke rrëshkitur majtas, djathtas, lart ose poshtë në shigjetat që do të shfaqen kur jemi në folder-in ose dosjen e krijuar.


Auxo 3 
Një tweak që ka revolucionuar Multitasking. Version i ri për iOS 8 sjell karakteristikat kryesore të Auxo edhe në iOS 8. Multi-Center, Quick Switcher dhe Hot Corners janë funksionet kryesore të Auxo 3, që mund të shfrytëzohen veç e veç ose të kombinuara sëbashku në bazë të nevojës.


OneHandWizard 
Falë këtij programi do ta keni më të thjeshtë të përdorni vetëm me njërën dorë një iPhone 6 ose iPhone 6 Plus. OneHandWizard, na lejon të zvogëlojmë të gjithë pamjen e ekranit duke e pozicionuar atë në të djathtë ose në të majtë të iPhone-it, në bazë të dorës që ne përdorim. Mund të vendosim ta personalizojmë atë, duke e zmadhuar ose zvogëluar sipas dëshirës.


ControlPane
Një tweak i ri për iOS 8 që shton një panel kontrolli mjaft praktik që integron disa toggle si: airplane mode, wifi, 3g, bllokimin e rrotullimit, kontrollin e ndriçimit dhe të volumit, bluetooth dhe shumë funksione të tjera. Mund ta hapni duke mbajtur të shtypur butonin e fikjes ose mund të zgjedhni një gjest nga Activator.


Alympus
Një tweak i ri që arrin të personalizojë App Switcher si kurrë më parë, me një grafikë fantastike. Përpara disa ditësh kemi publikuar një video demo të këtij programi, por sot kemi mundësinë ta provojmë. Pasi ta keni instaluar nga Cydia, Alympus do të zëvendësojë automatikisht App Switcher.


Cercube 2 
Tweak për iOS 8 që na lejon të shkarkojmë video, të dëgjojmë muzikë në background,  të shkarkojmë videot dhe muzikën në iPhone. Pasi të keni instaluar Cercube 2 nga Cydia, duhet të hapni aplikacionin YouTube dhe të shkoni tek Settings, duke shtypur ingranazhin që ndodhet lart djathtas. Klikoni tek "Configuration" dhe më pas "Enable".


Këto janë edhe disa nga programet më të domosdoshme të përzgjedhura nga stafi i iPhoneAlbania. Nëse keni ndonjë tweak interesant për të na sugjeruar ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli. Për ato që nuk kanë bërë akoma jailbreak dhe dëshirojnë të instalojnë këto progrome, këtu do të gjeni guidën tonë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment