Duke parë performacat gjithmonë e më të larta me lojërat, është e thjeshtë të kuptojmë se smartphone-t e sotëm kanë zëvendësuar kompjuterat. Por cili është smartphone ideal për të apasionuarit e lojërave? Sipas GameBench është iPhone 6!


Benchmark i realizuar nga GameBench ka si protagonistë iPhone 6, Galaxy S6, Google Nexus 6 dhe HTC One M9. Në pajisjet që janë marrë në analizë janë testuar disa lojëra. Sipas testeve, iPhone 6 triumfon si në FPS-të minimale të arritura, ashtu edhe në qëndrueshmëri dhe FPS mesatar, parametrat bazë të lojërave që kërkojnë performancë të lartë.


GameBench vë në dukje edhe faktin se si lojërat në iPhone përdorin një të katërtën e memories RAM në krahasim me modelet Andorid. Kjo nënvizon edhe një herë tjetër faktin se nuk është një hardware i mirë që të siguron performanca të larta, por një përshtatje e mirë software-hardware, që është edhe filozofia e ndjekur nga Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment