Safari është eksploruesi i rrjetit të Internetit i cili vjen i instaluar në iOS edhe pothuajse të gjithë përdoruesit shfrytëzojnë këtë program për të vizituar faqet web. Një ndër funksionet më të rëndësishme të Safari, është motorri i kërkimit i cili mund të modifikohet sipas dëshirës.

Një nga qëllimet kryesore të motorrit të kërkimit në Safari është që ti japë mundësi përdoruesit të kërkojë informacionin që ai kërkon në shumë faqe web. Një ndër motorrët e kërkimit më të mëdhenj është Google edhe Safari përdor këtë motorr kërkimi por ju mund ta ndryshoni atë sipas dëshirës.

Për të ndryshuar motorrin e kërkimit në Safari duhet të ndiqni këto hapa të thjeshtë:

  • Shkojmë tek menu-ja Settings 
  • Kërkojmë edhe zgjedhin Safari
  • Klikojmë tek menu-ja "Search Engine"
  • Zgjedhim motorrin e kërkimit që preferojmë.

iOS ofron 4 motorrë kërkimi në rrjetin e internetit të cilat janë:
  • Google 
  • Yahoo
  • Bing
  • DuckDuckGo

Në qoftë se keni vështirësi të ndiqni këto hapa mund të komentoni këtë artikull me problemin tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment