Rikthehet rubrika jonë "Këndi Fillestarëve", ku publikojmë artikuj dhe guida që të mesojmë të bashkëveprojmë më së miri me funksionet bazë për iPhone. Bëhet fjalë për një seksion të dedikuar atyre që sa po janë afruar me botën e iPhone dhe dëshirojnë të njohin funksionet kryesore. Sot do ju shpjegojmë si të fshini muzikën Dërguar nga iPhone

1. Ç'aktivizoni iTunes Match. Nëse nuk e keni aktivizuar asnjëherë, mund ta tejkaloni këtë hap. iTunes Match është një shërbim i muzikës në streaming por që nuk është aktiv për Shqipërinë. Nëse keni një account App Store të huaj, veproni kështu: shkoni tek "Settings" më pas tek "iTunes & App Store" dhe ç'aktivizoni "iTunes Mach".


2. Fshehni muzikën e pa shkarkuar. Rikthehuni tek "Settings"dhe zgjedhni "Music". Spostohuni tek opsioni "Show All Music" dhe zgjedhni "Off". Në këtë mënyrë do të fshehni të gjithë muzikën tuaj, që keni blerë në iTunes, por që nuk e keni shkarkuar akoma në pajisjen tuaj.


3. Hapni aplikacionin "Music". Ndryshe nga iOS 7, në iOS 8 mund të fshini këngë, albume dhe artistë vetëm me një hap.


4. Si të të fshini një këngë. Për të fshirë një file të vetëm mjafton të rrëshkisni gishtin nga e djathta në të majtë mbi këngën që dëshironi të fshini dhe do të shfaqet butoni "Delete", në këtë mënyrë mund ta fshini atë.


5. Si të fshini një album. Nëse dëshironi të fshini një album, mjafton të zgjedhni "Albums" nga menuja. Rëshkisni gishtin mbi albumin që dëshironi të fshini deri sa të shfaqet butoni "Delete", mund ta shtypni atë dhe të fshini të gjithë albumin.


6. Si të fshini të gjitha këngët e një artisti. Mjafton të zgjedhni "Artists" nga menuja. Rëshkisni gishtin mbi artistin që dëshironi të fshini deri sa të shfaqet butoni "Delete", mund ta shtypni atë dhe të fshini të gjitha këngët e artistit të përzgjedhur.


7. Si të fshini të gjithë muzikën. Nëse keni problem me ndonjë këngë që nuk arrini ta fshini, mund të vendosni të fshini të gjithë muzikën që keni në iPhone duke vepruar në këtë mënyrë:
  • Shkoni tek Settings
  • Shtypni "General"
  • Shtypni "Usage"
  • Shtypni "Manage Storage"
  • Shtypni aplikacionin "Music
  • Shtypni butonin "Edit"
  • Shtypni butonin "Delete" që shfaqet pranë "All Songs".


8. Bëjini Sync dhe një herë me iTunes nëse keni probleme! Sinkronizoni iPhone me anë të programit iTunes dhe bëjini një reset muzikës në pajisjen tuaj nëse vazhdoni të keni probleme me ndonjë këngë që nuk fshihet. Kjo ishte guida jonë "Si të fshini muzikën nga iPhone". /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment