Në listën e lojërave të reja më të mira në App Store shohim edhe një lojë mjaft interesante të dedikuar botës së futbollit, që quhet "Score! Hero". Një lojë falas por me blerje in-app. Sapo të hapni lojën për herë të parë, duhet të zgjedhni një lojtar të cilit duhet t'i vini një emër. Mos prisni të shihni lojtarë të famshëm, pasi nuk kanë liçensë për ta.

Personazhi që do të zgjidhni do të jetë edhe avatari juaj, me të cilin do të përballeni me sfida të ndrsyhme, goditje dënimi dhe shumë të tjera. Në total janë rreth 200 nivele. Komandat e lojës janë të realizuara në mënyrë që të bëni çdo gjë me anë të gjesteve mbi ekran. Goditje dënime me efekte, pasime në largësi, mbajtje të topit dhe shumë të tjera.


Edhe pse futbolli është argumenti kryesor, Score! Hero me nivelet e tij mund të tërheqë edhe ato që nuk janë shumë të apasionuar pas lojës së futbollit. Score! Hero është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment