Nga lojërat më të mira të publikuara së fundmi në App Store, gjejmë edhe "Race The Sun". Në bordin e një anije kozmike të veçantë që punon me energji diellore, duhet të përballemi me një armik të pazakontë: Diellin! Loja ka një çmim të lartë, 4,99€, por nuk ka asnjë publicitet apo blerje "in-app".

Udhëtimi jonë në lojën Race The Sun na detyron të fluturojmë në drejtim të Diellit, duke u munduar të evitojmë zonat në hije por edhe pengesa si pemë, piramida dhe objete të tjerë të rrezikshëm që mund të frenojnë udhëtimin tonë. Për ta bërë akoma më entuziasmuese, autorët kanë vendosur të përditësojnë ambientet e lojës çdo 24 orë.


Race The Sun është i disponueshëm në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment