Karikimi pa kavo është një nga funksionet më të dëshiruara nga përdoruesit, duke qenë se Apple për momentin nuk e ka ndër mënd ta implementojë. Arsyet janë shumë: teknologjia nuk është ende e qëndrueshme dhe ndonjëherë karikimi wireless është më pak komod se sa ai nëpërmjet kavos, ka disa limite në strukturë: si për shembull përdorimi i plastikës për të integruar këtë teknologji tek pajisjet tona. Por së shpejti mund të ketë ndryshime, kjo falë Qualcomm.

Qualcomm është një partner historik i Apple që prej vitesh prodhon chip-e dhe pjesë të ndryshme që më pas përdoren tek iPhone, dhe tani ka studiuar edhe një tip të ri karikimi wireless. Bëhet fjalë për zgjidhjen e parë që arrin të ofrojë karikim wireless edhe në pajisjet e realizuara në metal, siç është iPhone. Praktikisht, duke integruar një zgjidhje të këtij tipi, Apple nuk do të ishte e detyruar të ndryshonte dizajnin e iPhone-it, duke përdorur materiale plastike. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment