Periscope, aplikacioni i Twitter që u jep mundësi përdoruesve të transmetojnë drejtpërdrejt video në smartphone, në gusht ka shënuar plot 10 milionë përdorues. Programi doli në fund të marsit për iPhone dhe në maj për sistemin Android. Shoqëria thotë se aplikacioni numëron gati 2 milionë përdorues në ditë, duke parë video me një kohëzgjatje të përgjithshme prej 40 vitesh, pra, mbi 350 mijë orë.

Me këto numra, Periscope duket se është një hap para rivalit, Meerkat. Të dy programet dolën pothuajse në të njëjtën kohë, por nuk kanë të njëjtën popullaritet. Sipas të dhënave të App Annie, të martën e kaluar Periscope ishte aplikacioni i tetë më popullor në kategorinë e rrjeteve sociale në Google Play dhe i nënti në App Store. Ndërsa Meerkat ka arritur dy milionë përdorues në maj dhe ndodhet në vendin nr. 186 në Google Play dhe 316 në App Store.

Periscope është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment