Është publikuar në rrjet një video që krahason atë që duhet të jetë ekrani i iPhone 6s dhe ekranin ektual të iPhone 6. Ky krahasim nxjerr në pah karakteristikat e ngjashme të dy ekraneve, që kanë të njëjtat përmasa dhe të njëjtën formë. Edhe vendndodhjet e sensorëve dhe të fotokamerës FaceTime janë identike. Po atëherë cilat janë diferencat?

Ai që duhet të jetë paneli i ekranit të iPhone 6s ka një konektor të ri në pjesën e sipërme. Ky modifikim mund të jetë i lidhur me Force Touch dhe mund të konfirmojë thashethemet e fundit. Natyrisht nuk ka akoma asgjë të sigurtë. Vëmë re disa ndryshime edhe në konektorët afër Touch ID. Gjithsesi, mbas një muaji do ta zbulojmë nëse do të jetë me të vërtetë kështu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment