Apple është duke testuar një shërbim që i lejon asistentit vokal Siri të kthejë mesazhet vokale në tekst, në këtë mënyrë në mund të vendosim t'i lexojmë ato në vend që t'i dëgjojmë. Sipas Business Insider, ky shërbim do të vijë vitin e ardhshëm, me sa duket sëbashku me iOS 10.

Asistenti vokal i Apple do të sillet praktikisht si një sekretari personale, në gjëndje t'i përgjigjet telefonatave kur përdoruesi nuk është në gjëndje. Përmbajtja e telefonatave do t'i komunikohet përdoruesit nëpërmjet një mesazhi teksti, pra mesazhi vokal do të kthehet në tekst të shkruar.

Ky shërbim mund të quhet iCloud Voicemail dhe do të jetë pikërisht iCloud që do të menaxhojë kthimin e mesazheve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment