Edhe pse ka vetëm një muaj që është e disponueshme, Apple Music ka rezultuar shumë e suksesshme me plot 10 milionë të regjistruar. Një krahasim i vertetë me konkurrentët kryesorë mund të bëhet vetëm pas disa muajsh, kur të skadojnë abonimet falas dhe përdoruesit të vendosin nëse dëshirojnë ta rinovojnë ose jo.


Ndërsa është në pritje të këtij krahasimi, Apple po punon me iOS 9 dhe për një pamje të re për Apple Music. Sa më shumë që ecën përpara iOS 9 aq më shumë perfeksionohet edhe Apple Music, duke arritur tek ajo që mund të quajmë stili klasik i Apple.


Në imazhet që shihni më sipër, mund të vini re se si këndet janë bërë më të rrumbullakët dhe se si janë thjeshtuar disa funksione. Me Apple Music në iOS 8.4 çdo gjë duket pak rrëmujë dhe shfaqen shumë funksione në ekran sapo hapim aplikacionin. Me versionin për iOS 9 gjërat do të ndryshojnë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment