Lara Croft GO është kapitulli më i ri me protagoniste eksploruesen e bukur Lara Croft që ka për detyrë të sjellë në dritë sekretet e qytetit të vjetër dhe të përballet me sfida të rrezikshme ndërsa heton për legjendën e Mretëreshës së helmit. Versioni aktual përmban më shumë se 75 puzzle të realizuar shumë mirë.


Komandat e lojës janë të bazuar tek gjestet touch. Pasi të keni kryer lëvizjet tuaja, do të lëvizni brenda një terreni të mistershëm, plot me kurthe dhe sekrete që duhet të zgjidhni. Nuk mungojnë as armiqtë dhe kafshët helmuese që do të mundohen të pengojnë rrugën tuaj.


Lara Croft GO është i disponueshëm në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment