Lara Croft Go është loja më e fundit e kompanisë Square Enix e cila pritet të prezantohet shumë shpejt në App Store. Interesi i publikut duket se është mjaft i lartë edhe drejtuesesi  e kompanisë premtojnë se loja do të sjellë një mënyrë të luajturi totalisht të pa parë më parë.

Kujtojmë që Square Enix është komania e cila ka krijuar lojën Hitman Go, lojë e cila ka arritur një numër të lartë shkarkimesh. Përsa i përket Lara Croft Go, ju do të luani me personazhin e lojës në qytetërimin antik. Në lojë kombinohet eksplorimi i ambjentit grafik me enigmën edhe aksionin.

Pritet që kjo lojë të vij në App Store në datën 27 Gusht ndërsa përsa i përket çmimit, akoma nuk ka një lajm zyrëtar por mund të themi se nuk do të ketë In-App-Purchase. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment