Force Touch do të jetë një nga funksionet "killer" të modelit të ardhshëm iPhone 6s, dhe falë kësaj video mund të kemi një ide më të qartë se si mund të përdoret ky funksion. Për shembull, në Control Center, me një prekje në mënyrë tradicionale do të aktivizojmë WiFi, Bluetooth e kështu me rradhë. Ndërsa me një prekje më të gjatë, mund të kemi aksione të tjera, si për shembull hapjen e menusë përketëse të funksionit në fjalë.

Ajo që shfaqet në video konceptin e mëposhtëm është një shembull shumë i thjeshtë. Mendoni për një Force Touch të integruar siç duhet brenda sistemit operativ... arrini të imagjinoni se sa i shpejtë mund të bëhet përdorimi i iOS? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment