Po afrohemi në periudhën e prezantimit të iPhone 6s dhe thashethemet rreth modelit të ri sa vijnë e shtohen. Tani janë publikuar në rrejt disa foto që shfaqin ekranin e iPhone 6s. Këto foto mund të na ndihmojnë për të kërkuar ndonjë provë të Force Touch në iPhone, megjithëse për momentin nuk na japin asnjë konfirmim.

Natyrisht këto imazhe nuk janë zyrtare dhe kështu që nuk mund të na japin siguri, megjithëse shpesh thashethemet rreth produkteve Apple janë shumë pranë reales kur i afrohemi shtatorit. Pamja do të jetë e njëjtë me iPhone 6. Ka disa detaje të vogla që na bëjnë të mendojmë për Force Touch, megjithatë duhet të presim shtatorin për të parë se çfarë risishë do të sjellë Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment