Më 9 Shtator, Apple do të prezantojë dy modelet e reja iPhone "6s" dhe "6s Plus", të cilët pritet të jenë të ngjashëm me modelet e fundit për sa i përket pamjes, por me disa përditësime hardware. Gjatë këtyre muajve kemi lexuar shumë thashetheme, por vetëm disa mund të konsiderohen me të vërtetë të besueshëm. Le t'i zbulojmë sëbashku.

Display dhe Force Touch
Dy modelet e reja iPhone do të kenë ekrane 4,7 dhe 5,5 inç. iPhone 6s do të ketë emrin në kod N71, ndërsa 6s Plus do të identifikohet si N66. Nga pamja e jashtme, diferenca e vetme mund të jetë tek materialet, duke qenë se Apple mund të përdor aluminin e serisë 7000, më rezistent ndaj goditjeve. Për këtë arsye modelet e reja mund të jenë 0,2 mm më të trashë.

Për sa i përket ekranit, do të kemi me shumë mundësi teknologjinë Force Touch. E integruar fillimisht në Apple Watch, Force Touch aktivizon kontrollet touchscreen të ndjeshme ndaj prekjeve, në këtë mënyrë përdoruesi mund të aktivizojë funksione të ndryshme në bazë të forcës që ushtron në ekran. Një funksion mjaft interesant.

CPU dhe fotokamera
Shumë nga ndryshimet e iPhone 6s do të jenë të brendshëm dhe të fshehur. Do të kenë një proçesor A9 për të cilin nuk i njohim akoma specifikat, dhe 2GB RAM. Dyfishimi i memories RAM do të garantojë performanca më të mira, sidomos në menaxhimin e më shumë aplikacioneve të hapura njëkohësisht. Storage duhet të jetë përsëri 16, 64 dhe 128GB. Duhet të ketë të reja për sa i përket chip-eve NFC, Wireless dhe LTE.

Për sa i përket fotokamerës, flitet se do të jetë 12 Megapixel e realizuar nga Sony dhe në gjëndje të regjistrojë edhe video në 4K. Kjo fotokamera duhet të integrojë edhe teknologjinë RGBW, në gjëndje të përmirësojë cilësinë e fotove të shkrepura në errësirë. Fotokamera e përparme do të përmirësohet ndjeshëm, duke kaluar nga 1.2 Megapixel në 5. Do të jenë të lumtur ato që bëjnë selfie.

Opsione të reja
Përveç modeleve ekzistues, Apple mund të prezantojë edhe një iPhone 6s ngjyrë ari-rozë, të bazuar tek materialet e Apple Watch, që mund të kushtojë shumë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment