Prezantimi i produkteve të reja Apple duket se po afrohet edhe burime brënda kompanisë Apple kanë konfirmuar se iPhone 6s edhe 6s Plus do të prezantohen në datë 9 Shtator. Përveç iPhone 6s, pritet të prezantohet sistemi i ri operativi për iDevice, iOS 9.

iPhone 6s edhe 6s Plus do të kenë disa përmirësime mjaft interesante ku ndër ato mund të përmendim teknologjinë e re Force Touch, një proçesor më të shpejtë edhe të paktën 2 Gb Ram. Një tjetër produkt interesant që pritet të prezantohet në këtë event është iPad Air Pro me dimensione ekrani prej 12.9-inch si edhe modelet e reja të iPad Mini.

Apple Tv do të vijë gjithashtu me një përditësim i cili do të rrisë shpejtësinë e proçesimit të sinjalit por do të ketë edhe një diszajn të ri. I gjithë eventit prite të transmetohet në Live Streaming, siç ka ndodhur vitet e fundit. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm sepse me siguri do t'ju sjellim lajme të reja në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment