Të themi të vërtetën, kur blejmë një smartphone që nuk është një iPhone, ndodh shpesh që pas pak javësh nga dalja në shitje, vlera e tij në treg të bjerë në mënyrë drastike. Sipas një kërkimi të bërë nga eksperti Piper Jaffray, ky fenomen nuk prek iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Sipas një analize të bërë në eBay dhe në portalet e tjera të shit-blerjeve online, duket se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë ruajtur rreth 72% të vlerës së tyre të tregut. Një shifër mjaft e rëndësishme po të krahasojmë se iPhone 5s dhe 5c shiteshin me 65% dhe 53% të vlerës së tyre gjatë kësaj periudhe vitin e kaluar.


Analisti Gene Munster, në një shënim për investitorët, thekson se ruajtja e kësaj vlere nuk do të thotë detyrimisht se ka një kërkesë shumë të fortë në treg por beson se produktet Apple do të jenë të dëshiruar për një periudhë të gjatë kohe. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment