Apple ka lëshuar iOS 9 beta 5, versionin e pestë beta të sistemit operativ që do të lëshohet në Shtator për të gjithë përdoruesit. Beta 1 ka sjellur disa risi që mund t'i lexoni këtu, po ashtu edhe iOS 9 beta 2 iOS 9 beta 3 dhe iOS 9 beta 4, por le të shohim se çfarë ndryshon në këtë version të pestë beta të iOS 9.

1. iOS 9 beta 5 sjell disa sfonde të reja me të vërtetë shumë të bukur.


2. Ndryshon menuja Settings, nga "App Store" në "App Store dhe iTunes Store" duke i mbledhur në një seksion të vetëm.

3. Është përmirësuar mbështetja e Apple Music brenda CarPlay, si në nivel grafik ashtu edhe në nivel funksional.


4. Butonin i ri "Shift" dhe "Delete" në tastierë.


5. Është shtuar butoni "Shuffle All" brenda aplikacionit Apple Music.


6. Splashscreen të ri për aplikacionin "Calendar".


7. Është shtuar funksioni "Wi-Fi Assist" që lejon përdorimin e rrjetit të telefonit kur sinjali Wi-Fi është i dobët.


8. Disa funksione të Proactive kanë nisur të funksionojnë. Si për shembull, kërkimi i motit ose evenimentet sportive.


9. Grafika e sugjerimeve të Siri në Proactive ka ndryshuar për sa i përket kontakteve. Duke klikuar njërin prej tyre, shfaqen vetëm ikonat për të telefonuar, dërguar një mesazh, Facetime dhe informacionet.


Artikull në përditësim të vazhdueshëm. Ringarkoni këtë faqe herë pas here. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment