Google ka prezantuar në App Store një përditësim të programit Google Maps i cili sjell një funksion mjaft interesant por njëkohësisht edhe të dobishëm, i cili quhet Night Mode. Ky funksion do të aktivizohet vetëm nëse ora në iDevicen tuaj është orar darke. Nëse ashtu është, sfondi i programit do të errësohet për ti lejuar drejtuesit të ketë një vizion më të mirë gjatë udhëtimit natën.

Në qoftë se ju ka qëlluar të udhëtoni natën atëherë me siguri keni patur nevojën për të ulur dritën e ekranit tek iDevice ku po ekzekutohet Google Maps sepse është mjaft e lartë në krahasim me dritën e ambjentit. Kjo gjë është shqetësuese edhe Google ka menduar të shtojë këtë funksion për të ndihmuar udhëtuesit gjatë rrugës në orare darke.

Kujtojmë që ky funksion mund të aktivizohet vetëm nëse ndryshoni orën në iDevice, pra nuk ka një buton nga ku mund ta aktivizoni. Google Maps mund të shkarkohet falas nga App Store ose ta merrni atë si një përditësim nëse e keni të intaluar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment