Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Gusht ka përzgjedhur lojën Goat Simulator që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 4,99€!


Goat Simulator është një lojë mjaft e suksesshme ku do të luani në rrolin e një dhie dhe të silleni sikur të ishit të tillë. Objektivi kryesor është të shkaktoni sa më shumë shkatërrime. Loja nuk ka asnjë lloj limiti, pasi në rolin e një dhie mund të shkoni në çdo vend dhe të shkatërroni çdo gjë që iu del përpara. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment