Force Touch do të jetë sensori i ri i cili do të integrohet tek iPhone 6s, ku pritet që të sjellë shumë ndryshime në përdorim. Pra për të kryer funksione të ndryshme në iOS, nëpërmjet Force Touch, do të kemi mënyra më të thjeshta.

Ky sensor është integruar tashmë tek Apple Watch, Macbook Retina edhe MacBoo Retina Pro edhe i ofron përdoruesve shumë mënyra të reja për të aktivizuar funksione të sistemit operativ duke shpjetuar kështu punën tonë.

Në iOS, Force Touch do të përdoret kryesisht për të kryer shkurtime ose më saktë mënyra më të thjeshta për të kryer funksione të ndryshme. Përshëmbull në Maps, përdorimi i Force Touch do të shkaktojë aktivizimin e menjëhershëm të funksionit "Turn-By-Turn". Gjithashtu në menu-në Home, duke shtypur më fort butonin Home mbi një program, ai do të shtohet menjëher tek programet e preferuara të iOS.

Kujtojmë që iPhone 6s pritet të prezantohet gjatë muajit Tetor të këtij viti edhe do të integrojë chip-in e ri të Apple, A9, 2Gb Ram, fotokamer me kualitet 12 Mpx, Touch Id si edhe një kasë të përforcuar e cila e ruan produktin nga deformimi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment