EaseUS MobiSaver është një nga programet më të mira "Data Recovery" për të rekuperuar materialet e humbura nga iPhone, iPad dhe iPod touch. Programi është i disponueshëm për Mac dhe Windows dhe ofron mbështetje të plotë për iOS 8 dhe modelin e fundit iPhone 6. Mund të rekuperoni të gjitha materialet që mund të keni fshirë pa dashje, si: kontaktet, mesazhet, fotot, shënimet, video, etj...

Nëse nuk dëshironi të paguani shumë të mëdha parash për të rekuperuar materialet tuaja nga iPhone, atëherë ju këshillojmë të provoni EaseUS MobiSaver Free, është programi më i mirë i këtij lloji. Arrinë të rekuperojë deri në 12 lloje të ndryshme të dhënash nga të gjitha llojet e pajisjeve Apple, siç mund ta shikoni më mirë edhe nga tabela e mëposhtme.


EaseUS MobiSaver Free ofron tre opsione të ndryshme për rekuperimin e materialeve në iOS, për të garantuar rezultate më të mira: direkt nga pajisja iOS, nga një backup në iTunes dhe nga një backup në iCloud.


Për të rekuperuar materialet e humbura është shumë e thjeshtë, mjaftojnë vetëm tre hapa. Lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin në mënyrë që programi EaseUS MobiSaver Free të nisë skanimin e materialeve të humbura në pajisjen tuaj ose në iTunes/iCloud.


Me opsionin Preview do të keni mundësi të shikoni detajet e materialeve të humbura dhe të zgjedhni ato që dëshironi të rekuperoni.


Më pas, duke klikuar tek Export mund të shpëtoni në kompjuterin tuaj të gjitha materialet që dëshironi të rekuperoni, në formate nga më të ndryshmet.

EaseUS MobiSaver Free është i disponueshëm falas për Mac dhe Windows. Nëse jeni të interesuar dhe dëshironi të keni më tepër informacion rreth këtij programi, ju ftojmë të vizitoni faqen e saj zyrtare këtu. Gjithashtu, ne jemi në dispozicionin tuaj edhe nëse keni ndonjë pyetje ose paqartësi rreth programit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment