Clips Video Editor është një app për iPhone dhe iPad që e bën me të vërtetë më të thjeshtë modifikimin e videove. Ky aplikacion është me të vërtetë shumë i thjeshtë për t'u përdorur dhe na vë në dispozicion disa funksione të thjeshta që mund të përdorim.

Mund të realizojmë fimime duke kombinuar foto dhe video, të shtojmë muzikë, të shtojmë efekte, të luajmë me slow-motion, të shtojmë një koment audio, të ndajmë klipet, t'i dyfishojmë, t'i ndryshojmë përmasat, të bëjmë mix audio dhe t'i eksportojmë projektet e mbaruara në HD.

Clips Video Editor është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Versioni Pro është i disponueshëm nëpërmjet blerjeve in-app me çmimin 4,99€. Peshon rreth 91MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment