CirDock është një tweak i ri i disponueshëm në Cydia që lejon personalizimin e menusë Dock në iPhone, duke modifikuar formën nga lineare në rrethore! CirDock ofron disa efekte që e bëjnë akoma më të veçantë pajisjen tuaj. Gjithashtu, falë këtij tweak ju mund të hiqni edhe limitin e 4 aplikacioneve në dock dhe të shtoni sa të doni.

CirDock mund të konfigurohet direkt nga aplikacioni Settings. Nga këtu mund të zgjedhni aplikacionet që dëshironi të shtoni në menunë dock, dhe mund të zgjedhni edhe të personalizoni e tij në formën rrethore. Mjafton të mbani shtypur për pak sekonda dhe mund të zgjedhni midis funksioneve të ndryshme që mund të shtoni.

Nëse jeni të interesuar, CirDock mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1,50$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment