Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Anodia: Unique Brick Breaker, nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë topi nuk do të thyejë thjeshë disa blloqe, por objektet do të ndryshojnë nga njëri nivel në tjetrin. Llampa, pemë, forma gjeometrike, etj: Anodia ofron ambiente të ndryshme për të gjitha shijet. Dhe ndryshimet nuk janë thjeshtë estetike. Të gjitha këto pengesa reagojnë në mënyra të ndryshme me topin. Loja është mjaft argëtuese dhe ju këshillojmë ta provoni.


Note'd, nga 0.89€, falas. /iPhone
Note'd është një program mjaft i kompletuar me disa funksione bazike si përshëmbull mundësia për të ruajtur shënimet, për të mbajtur një listë me eventet që duhet të bëni ose thjeshtë të mbani një ditar. Programi ofron një veshje grafike mjaft të këndshme dhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Ja vlen ta provoni.


- Get Fiquette, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get Fiquette është një lojë mjaft  në të cilën duhet të ndaloni me çdo kusht z.Fiquett i cili është arratisur nga burgu. Duhet ti hidhni mbi kokë çdo objekt në mënyrë që  të ndaloni arratisjen e tij nga qyteti.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment