Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- CamXtra + HDR, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CameXtra është një program i cili do ti aplikojë fotkamerës së iPhone ose iPad efektin HDR i cili do ti japë fotove tuaja një prekje profesionale. Ja vlen ta merrni këtë program.



- Motocross Elite, da 0,89€, falas /iPhone
Motocross Elite disponon rreth 50 pista ku mund të garoni dhe të bëni akrobacira të ndyshme me motorr. Loja ka një grafikë mjaft të realizuar dhe personazhe mjaft simpatik të gatshëm për çdo lloj sfide.


Data Manager Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Manager Pro është një program i cili do të monitorojë të dhënat që hyjnë dhe dalin në iDevice-in tuaj nga rrjeti i Internet. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe është një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll ofertat për Internet që ju bëni me kompaninë telefonike.


AppBox Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
AppBox Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju, i cili na jep mundësinë të ruajmë çdo aktivitet për çdo event që do të bëjmë në të ardhmen. Kujtojmë që aplikacioni është mjaft i shkarkuar në App Store edhe mund ta gjeni në ofertë për një kohë të limituar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment