Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Space Is Key, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Space is Key është një lojë e realizuar me teknologjinë 8-bit si lojërat e viteve 90' ku ju duhet të udhëtoni në hapësirën pa fund. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e një detyrë e lehtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


- Flight Unlimited Las Vegas, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited Las Vegas është një lojë edukative e cila stimulon drejtimin e avionëve në një ambjent grafik i cili është realizuar duke u bazuar tek qyteti Amerikan, Las Vegas. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.




d- Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment