Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Western 1849, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Western 1849 është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të luftojë kundra banditëve për të çliruar qytetin nga pushtimi i tyre. Loja ambjentohet në vitet 1800 në Amerikë ku banditët vidhnin kudo.


HDR Photo Camera, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Me këtë program mund të përpunojmë fotografitë tona dhe të krijojmë gjithashtu, duke përdorur efektin HDR(High Dynamic Range). Ky efekt do ti japë fotografive tona një kualitet mjaft të lartë dhe profesional. Po si funksionon HDR? HDR fotografon 3 fotografi në fraksionin  e sekondës me intensitet ngjyrash të ndryshme, dhe duke kombinuar këto 3 foto na krijon një foto finale që ka një kualitet mjaft të lartë. Përveç kësaj, programi ofron dhe disa funksione të tjera që shfrytëzojnë fotokamerën e iPhone ose iPad.



Reverser, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Reverse Cam është një aplikacion për iOS që ju lejon të realizoni video "reverse" dmth mbrapsht. Ju mund të regjistroni një video normale dhe më pas me anë të këtij aplikacioni t'i jepni efekti e kthimit mbrapsht.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment