Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Amazing Sacrifice, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Amazing Sacrifice është një lojë mjaft e bukur edhe e krijuar nga një staf mjaft të kualifikuar programuesish edhe dizajner-ash. Qëllimi i lojës është të hidhni pulën në sobën me zjarr duke evituar të gjitha kafkat ose duke përdorur solucione magjike kundra tyre.


- Word Mess, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Word Mess është një lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të gjeni të gjitha fjalët e kërkuara në fjalët e ndërthurura që gjeni në bord. Kjo do të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Lumen Trails Time Tracker, nga 19,99€, falas /iPhone, iPad
Lument Trails është një aplikacion mjaft interesant që na leon të marrim shënime, të krijojmë lista dhe të mbajmë shenjë për gjërat e jetës tonë, si kohën,  punët, shpenzimet, kaloritë, peshën dhe çdo gjë tjetër. Është një aplikacion që përdoret nga mijëra njerëz çdo ditë.


 - HyperLight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad 
Në këtë lojë ju duhet të komandoni anijen tuaj kozmike e cila lëviz me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e dritës. Loja është ndërtuar me një grafikë mjaft tërheqëse. Do të keni mundësinë të përdorni disa dhjetra armë kundra armikut i cili do të tentojë t'ju shkatërrojë duke qënë se jeni njeri i fundit i mbetur nga Toka.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment