Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Cutie Mini Monsters, nga 2.89€, falas. /iPhone
Cutie Mini Monster është një  program për fëmijë ku do të mësojnë të zgjidhin puzzle të thjeshtë por plot me enigma ku ato do të zbaviten pa fund. Ja vlen ta provoni këtë program në qoftë se doni të argëtoni fëmijët.


Jet Dudes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jet Dudes është një lojë në të cilën ju duhet të komandoni personazhin e lojës i cili fluturon me ndihmën e disa pajisjeve fluturuese. Pra është një lojë pa fund dhe qëllimi juaj do të jetë të evitoni ose të vrisni armikun dhe të përshkruani sa më shumë metra për të qënë të parët në Game Center.


Vintagio, nga 3.79€, falas. /iPhone
Vintagio është një program për modifikimin e file-eve video i cili na jep mundësinë ti shtojmë shumë efekte grafike të cilat do ti japin një prekje profesionale filmimeve që keni ruajtur në iPhone. Ja vlen ta provoni në qoftë se jeni të apasionuar.


Beetle Bounce, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Beetle Bounce është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë ku ju duhet të ndihmoni brumbujt të futen në foletë e tyre. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë e lehtë sepse do të gjeni shumë pengesa. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment