Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Time Surfer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Time Surfer është një lojë në të cilën duhet të bëni surf në të gjithë galaktikën duke eksploruar çdo yll edhe planetet e tij. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të përballoni udhëtimin pa fund.


- Pdf Printer, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Pdf Printer është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju lejojë të konvertoni çdo lloj dokumenti në formatin Adobe Pdf. Mund të konvertoni file excel por edhe imazhe direkt në pdf e më pas ti dërgoni ato me mail. Ja vlen ta merrni këtë program.


Stickman Tennis, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Tennis është një lojë mjaft e bukur ku personazhet e lojës jetojnë në një botë ku banorët quhen StickMan. Në këtë lojë ju jeni një nga banorët e famshëm në botën e tenisit dhe duhet të garoni në kampionatin kryesor me sfidues të tjerë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment