Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Equalizer Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Equalizer Pro është një program që do të na japë mundësinë ti aplikojmë disa ekualizatorë muzikës që po dëgjojmë nëpërmjet programit Music të iOS. Mund të rregulloni sipas dëshirës çdo frekuencë për të pasur një tingull sa më të pastër dhe të këndshëm.


- Plex, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Plex është një program i cili do të na lejojë të organizojmë të gjitha materialet muzikore edhe video duke i shtuar atyre shumë informacione. Për më tepër ju mund të ruani në serverat e Plex çdo material e më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj. Programi do të konvertojë videot në mënyrë automatike për çdo iDevice.


- Paranormal Agency, nga 2.79€, falas. /iPhone
Paranormal Agency është një lojë me temë Kuic ku ju duhet të ndihmoni agjenti Heather të zbulojë fantazmat e fshehura nëpër mure, për të shpëtuar komunitetin e tij. Ja vlen ta provoni këtë lojë kohën tuaj të lirë.


Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment