Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Oldify 2, nga 1.79€, falas. /iPhone
Keni menduar ndonjëherë se si do të jeni kur të jeni plakur? Ky program aplikon fotove dhe videove tuaja një efekt grafik 3D në pjesën e fytyrës duke e plakuar atë. Gjithashtu mund të krijoni edhe një video me fytyrën tuaj ose të miqve tuaj të plakur ku mund të lëvizni gojën, sytë etj, dhe më pas mund ta dërgoni këtë video me Email ose në rrjetet sociale.


Week Agenda Ultimate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Week Agenda Ultimate është një program  i cili do të na japë mundësinë të kemi në iDevice një agjendë virtuale mjaft të dobishme në qoftë se jeni mësuar të shënoni çdo event të ditës tuaj ose ato që do të keni në të ardhmen. Ja vlen ta merrni këtë program.


Boom Boat 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Siç mund ta nënkuptoni edhe nga vetë emri i lojës, Boom Boat 2 është një lojë puzzle me bomba dhe shpërthime. Një betejë epike e ambientuar në det me një grafikë të bukur dhe plot nivele argëtuese.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment