Kompania Glu Games Inc. ka prezantuar në App Store lojën Mission Impossible: Rogue Nation në të cilën ju do të luani rolin e agjentit të famshëm 007, vetëm nëse pranoni misionin që ju jepet. Do të jenë aftësitë tuaja të cilat do të jenë vendimtare për të ndaluar klanin e organizuar nga Sindikata.

Ajo është një organizatë e cila po krijon bazat e sajë në të gjithë botën edhe ju duhet të udhëtoni për të ndaluar përhapjen e saj. Anëtarët e saj janë mjaft të përgatitur edhe do të duhet të vini në provë të gjithë aftësinë tuaj për tu infiltruar mes tyre.

Gjitashtu për të fituar çdo mision mund të bashkëpunoni me agjensi të tjera botërore. Ato do t'ju ndihmojnë të merrni të gjitha informacionet e duhura për çdo mision. Misioni nuk do të mbarojë po qe se ju nuk zbuloni edhe eliminoni çdo armik.

Përsa i përket aspektit grafik, do të shkoni në ambjentet më të bukura nga shumë vënde të botës edhe realiteti i ambjentit do t'ju mbajë të lidhur pas lojës. Detajet e saj do t'ju bëjnë që të mos e lëshoni nga dora iPhone derisa të mbaroni misionin.

Në lojë mund të përdorni një larmi armësh por do të keni mundësinë të blini pajisje të reja të cilat do të dëmtojnë më rëndë organizatën që po luftoni. Në fakt loja mund të shkarkohet falas nga këtu por në qoftë se kërkoni armë më të fuqishme duhet ti blini ato. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment