Windows 10 pritet të prezantohet në datë 29 Korrik 2015 edhe shumë nga ju mund të jenë duke pritur këtë datë për të blerë një PC të ri. Për fat të keq Microsoft ka njoftuar se Windows 10 nuk do të jetë i disponueshëm në PC që mund të blini direkt pas prezantimit.

Sipas ekspertëve Microsoft po punon akoma për të përfunduar versionin final edhe mendohet se nuk do të arrijë të publikojë versionin final direkt pas prezantimit të tij. Gjithashtu do të duhen disa ditë derisa kompanitë që prodhojnë produkte që instalojnë Windows, ta integrojnë atë.

Nga ana tjetër drejtuesit e Microsoft kanë deklaruar se nuk është aspak e vërtetë që zhvillimet e funksioneve të sistemit nuk kanë mbaruar së zhvilluari. Zhvilluesit e tyre po mundohen të përmirësojnë grafikën e përgjithshme si edhe eksperiencën e përdoruesit sepse duan të evitojnë vlerësimet negative të cilat u morrën kur u prezantuar Windows 8.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë sepse do t'ju sjellim gjithçka në lidhje me prezantimin e sistemit operativ Windows 10. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment