Ka shumë mundësi që dikush t’ju ketë fshirë nga Facebook dhe ju ta keni kuptuar shumë vonë, ose se keni kuptuar ende. Kjo për shkak se kur dikush ju largon nga lista e miqve nuk merrni ndonjë njoftim për këtë gjë. Mirëpo, tani e tutje ju do të mund të shikoni se kush ju ka fshirë nga Facebook, falë një aplikacioni që quhet “Who deleted me” dhe që mund të shkarkohet falas në App Store.

Gjithashtu, në këtë aplikacion mund të shikoni edhe miqtë të cilat kanë çaktivizuar llogaritë e tyre, në mënyrë që ju të mos i “fajësoni” se ju kanë fshirë. Po ashtu, aplikacioni ju njofton për listën aktuale të miqve tuaj, atyre që janë shtuar që nga vizitua juaj e fundit në këtë aplikacion si dhe të atyre që i keni fshirë vetë.

Who Deleted Me është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment