Që kur WhatsApp është blerë nga Facebook ke patur përshtypjen se shumë shpejt ky aplikacion do të fillonte të merrte më tepër pamjen e një rrjeti social. Me sa duket, funksionet e reja mund ta konfirmojnë këtë hipotezë. Me butonin "Like", ashtu siç ndodh në Facebook, çdo përdorues do të ketë mundësinë të shpreh opinionin e tij rreth një materiali të caktuar.

Ndërsa me funksionin "Mark as unread", ashtu siç ndodh në Messenger, do të kemi mundësinë që të sinjalizojmë si të palexuar një mesazh në mënyrë që t'i lexojmë më vonë kur kemi kohë. Të dyja këto funksione tregojnë se grupi i ri po punon shumë për WhatsApp dhe mund të pëlqehen edhe nga përdoruesit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment