Nëse ju pëlqen stili i njoftimeve të Apple Watch dhe dëshironi ta keni atë edhe në iPhone, ju njoftojmë se është i disponueshëm në Cydia një tweak që arrinë të bëjë diçka të tillë. Ky program quhet WatchNotifications dhe është i disponueshëm falas.

WatchNotifications është një tweak për iPhone jailbroken që modifikon njoftimet e iOS në stilin e Apple Watch thjeshtë duke zëvendësuar banner-at e iOS me ato të Watch OS. Përdoruesi mund të aktivizojë dhe ç'aktivizojë programin direkt nga Settings dhe mund të zgjedhë edhe të fshehë ose të shfaqë hijen pas ikonave të njoftimit.

Nëse jeni të interesuar, WatchNotifications mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

5 comments:

  1. si mendoni a duhet te bej update ipad mini 1 me ios 9

    ReplyDelete
  2. do jete i avashte, por nese je ne ios 8, nuk humbet shume, gati njelloj do jete

    ReplyDelete
  3. skeni ndonje repo per ios 6?

    ReplyDelete
  4. Repo funksionon dhe per iOS 6, por nuk kemi programe pasi nuk arrijme t'i mirëmbajmë për versione kaq të vjetra!

    ReplyDelete
  5. mendova se mos kishit, tweaks qe perdor i blej, por doja te provoja ndonje pa qene i detyruar ta blej dhe sdua te provoj nga ato repot gjithe piracy..
    nje sugjerim> para nje jave bera downgrade iphone 4s tim, nga 7.1,1 ne 6.1.3 ( mu bene 4 ne ios 6), perse nuk beni nje guide si te behet?
    ne Mac ishte e veshtire + une nuk kam, ne windows ishte relativisht e lehte, vetem se prap duhej pak skill ne pc, pasi finalizohej me komanda cmd.

    ja dhe linku :D

    http://youtu.be/kJ6cOR0qq7o

    ReplyDelete