WAQuickReply është një tweak për pajisjet jailbroken që sjell përgjigjen e shpejtë edhe për WhatsApp, në mënyrë të ngjashme me mesazhet dhe iMessage. Pasi ta keni instaluar këtë tweak, mund të filloni menjëherë ta përdorni pa patur nevojë për asnjë lloj konfigurimi të veçantë.

Kur merrni një mesazh në WhatsApp mund të zbrisni poshtë dritaren e njoftimit për t'i për t'iu përgjigjur mesazhit direkt nga aty, pikërisht siç bëni me mesazhet normale. Në këtë mënyrë nuk do të keni nevojë të hapni aplikacionin WhatsApp për t'u përgjigjur. Mund të përgjigjeni edhe direkt nga lockscreen.

Nëse jeni të interesuar, WAQuickReply mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 2,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment