Nëse akoma nuk keni kryer Jailbreak në pajisjen tuaj iOS, ky është momeni i duhur... Tani programet që bëjnë të mundur këtë proçes, nuk shfaqin asnjë problem dhe janë më të qëndrueshëm, gjithashtu edhe tweak-et më të rëndësishëm janë të disponueshëm në Cydia dhe mbështesin versionin e fundit iOS 8.4. Ja cilat janë këshillat tona:

Së pari, ju ftojmë të fshini versionin e iTunes që keni të instaluar në kompjuter, sëbashku me çdo dokument që i përket (Apple Application Support, Apple Mobile Device Support, iCloud) dhe të instaloni iTunes 12.0.1 nga ky link: Windows 32-bit, Windows 64-bit, Mac. Në këtë mënyrë do të evitoni çdo lloj problemi që ka të bëjë me kompatibilitetin dhe njohjen e driverave të pajisjes tuaj.

Më pas, ju ftojmë të instaloni versionin e fundit të TaiG (Windows - Mac), nëse dëshironi të bëni Jailbreak nga një kompjuter Windows/Mac, ose PP Jailbreak nëse dëshironi të bëni Jailbreak nga një kompjuter Mac. Në rastin e PP Jailbreak ju këshillojmë të bëni restore nëse e keni instaluar iOS 8.4 direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA dhe jo nëpërmjet iTunes.

Përpara se të filloni proçedurën e Jailbreak, ju këshillojmë të bëni një Backup të të gjitha materialeve tuaja për siguri. Të ç'aktivizoni bllokimin me kod Touch ID dhe funksionin Find My iPhone. Të ç'aktivizoni edhe Lokalizimin dhe ta vendosni pajisjen tuaj në Airplane Mode, më pas mund të bëni Jailbreak. Ndiqni guidën tonë hap pas hapi: për Windows / Mac - për Mac. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. Nqs e bej jailbreak tani iphone 6 me ios 8.4 m von kur t dali ios 9 a mund ti bej update direkt dhe t mos jet m jailbreak?

    ReplyDelete
  2. kur te dali ios 9 do besh kete, do besh ne pc tende backup, lejo itunes te transferoje aplikacionet ne pc, pastaj kliko restore po ne itune, mbasi itune te mbaroje pune dhe iphone te jete ne ios 6 do te jepet mundesia te besh: "restore from backup", telefoni do te kthehet ne gjendjen e meparshme por ne ios 9 dhe pa jailbreak meret vesh

    ReplyDelete