TaiG ka përditësuar programin e tij për Jailbreak duke përfshirë edhe versionin e fundit të Cydia-s. TaiG Jailbreak arrin kështu në versionin 2.3 dhe mund të përdoret nga të gjithë ju që akoma nuk keni kryer Jailbreak dhe dëshironi ta bëni tani. Nëse keni kryer Jailbreak me një version më të vjetër të TaiG, atëherë mund të bëni thjeshtë një update nga Cydia të paketës Taig Untether.


Versioni 2.3 i TaiG Jailbreak (Shkarko) mbështet versionet e iOS 8.1.3 e deri tek 8.4. Nëse dëshironi të dini si të bëni Jailbreak, ndiqni Guidën tonë Hap pas Hapi. Për fat të keq programi TaiG Jailbreak është i disponueshëm vetëm për Windows por së shpejti do të vijë edhe për Mac. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment