Stafi i TaiG ka prezantuar një version të ri të programit me të njëjtin emër në të cilin janë rregulluar disa probleme serioze, në krahasim me versionin e kaluar. Një ndër problemet kryesore që është zgjidhur në këtë version, është problemi i "ngecjes" në 60% të përfundimit të proçesit të Jailbreak.

Versioni aktual është 2.4.1 edhe lejon instalimin e Jailbreak edhe në iDevice ku ekzekutohet iOS 8.4. TaiG 2.4.1 mund të ekzekutohet në një PC ku është instaluar Windows. Më saktësisht në këtë version do të gjeni këto 2 përmirësime mjaft të dobishme:
  • Rregullimi i problemit me bllokimin e proçesit të Jailbreak në 60% ekzekutimit total
  • Është përmirësuar ndjeshëm shpejtësia e instalimit të Jailbreak.
Në qoftë se doni të shkarkoni TaiG 2.1.4, mund ta merrni atë nga ky link. Për çdo problem që mund të keni gjatë instalimit mund të na shkruani në këtë artikull. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment