Nëse nuk jeni të ri në botën Jailbreak, duhet të mbani mend me siguri programin Zephyr, një tweak mjaft popullor që solli për herë të parë multitasking gestures në iPhone. Ky tweak nuk është përditësuar për iOS 7 ose iOS 8, megjithatë ekziston një alternativë po aq e vlefshme që quhet Tage.

Tage sjell "multitasking gestures" edhe në iOS 8 dhe është një nga programet më të domosdoshëm që çdo përdorues iOS që ka bërë Jailbreak duhet ta ketë të instaluar në pajisjen e tij. Falë Tage ju nuk do të keni më nevojë të shtypni më butonin Home, çdo veprim do ta kryeni me anë të gjesteve.

Ofron disa lloj gjestesh që ju mund t'i personalizoni sipas dëshirës. Unë personalisht kam zgjedhur këto veprime: swipe nga e majta poshtë për të mbyllur aplikacionin që po përdor, swipe në qendër për të hapur App Switcher dhe swipe djathtas poshtë për të hapur Control Center. Pastaj ju mund ta personalizoni sipas dëshirës.


Një tjetër funksion i rëndësishëm i Tage është edhe mundësia për të kaluar nga një aplikacion i hapur në tjetrën thjeshtë me një swipe nga e majta në të djathtë. Përveç këtyre funksioneve që përmenda më lart, ka edhe shumë të tjera që mund t'i zgjedhni ju sipas dëshirës.

Nëse jeni të interesuar, Tage mund ta shkarkoni falas nga repoja e iPhoneAlbania në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment