Dy kompanitë më të mëdha në tregun e lojërave dixhitale, Sony edhe Nintendo, nuk kanë qënë gjithmonë kundërshtarë në historinë e tyre. Në fund të viteve 1980 këto dy kompanië kanë patur një bashkpunim mjaft interesant për një produkt të quajtur Play Station, të ndarë me hapësirë midis 2 fjalëve. Ky produkt do të bëhej më pas pronësi e Sony-t i cili do të sillte një revolucion të vërtetë në lojërat dixhitale.

Me kërkesë të Nintendo, Sony krijoi një prototip i cili ishte në gjëndje të ekzekutonte lojëra të ruajtura në CD edhe në Kasetë. Sony prodhoi vetë 200 copë nga ky prototip  edhe një pjesë e mirë e tyre përfundoi në duart e punonjësve. Pikërisht imazhet që shikoni në foto janë publikuar nga djali i një ish puntor i kompanisë Nintendo i cili e ka gjetur në sendet e vjetra të babait.


Ky produkt nuk erdhi në treg pasi kontrata midis 2 kompanive u prish për shumë arsye edhe nga ky bashkëpunim Sony doli më i fituar pasi e përvetësoi edhe e përmirësoi më shumë atë produkt i cili do të shfaqej në treg për të gjithë publikun në vitin 1994 nën emrin PlayStation. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment