Me lëshimin e versionit të parë beta publik në historinë e iOS, çdo përdorues tani mund të testojë versionin më të ri të sistemit operativ për iPhone dhe iPad. Në këtë artikull do ju shpjegojmë si të instaloni këtë version beta të iOS 9. Ju kujtojmë që bëhet fjalë për një version beta kështu që mund të ketë ndonjë bug apo problem të vogël.

Guida

1. Bëni një backup të pasjisjes tuaj iPhone ose iPad në iTunes ose iCloud.

2. Direk nga pajisja juaj iOS, vizitoni këtë faqe, vendosni adresën tuaj Apple ID dhe pranoni kushtet e Apple.

3. Në faqen pasardhëse, zgjedhni opsionin "Download Profile" për të nisur shkarkimin e profilit që ju nevojitet për të instaluar versionin beta.

4. Tani shkoni tek Settings > General > Update Software dhe aty do të gjeni versionin beta publik të iOS 9 që mund të shkarkoni dhe instaloni në pajisjen tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment