Ka pak ditë që Apple prezantoi në App Store versionin 8.4 të iOS edhe shumë nga përdoruesit kanë patur probleme me ekzekutimin e tij kur e kanë instaluar atë në formën e një përditësimi nga Wi-Fi ose nga vetë iTunes. Problemet të cilat janë shfaqur janë nga më të ndryshme.

Duke instaluar iOS 8.4 si një përditësim me mënyrat e mësipërme, mund të vini re mos funksionim normal të sistemit operativ i cili do të shkaktojë rënie shumë të shpejtë të baterisë, rritjen e temperaturës në pjesën e sipërme të tij, bllokimin e shumë programeve që keni instaluar të cilët kërkojnë të përditësohen nga App Store por ndoshta edhe probleme të tjera.

Në këtë rast zgjidhja e detyruar është instalimi i "pastër" i iOS. Por kjo mënyrë instalimi ka edhe penalizimet e saj sepse do të fshij nga telefoni çdo foto apo kontakt edhe do t'ju duhet të instalon gjithashtu çdo program nga fillimi. Për të bërë një instalim të pastër të iOS 8.4 duhet të kaloni ekzekutimin e iOS në Recovery Mode edhe  hapat janë këto:

  1. Në fillim duhet ta lidhim iDevice me iTunes.
  2. E fikim atë duke mbajtur shtypur butonin Home edhe pasi logo Apple është shfaqur 
  3. Vazhdojmë ta mbajmë shtypur atë edhe për 10 sekonda të tjera ose derisa iTunes të njohi atë në Recovery Mode.
  4. Më pas iTunes do t'ju kërkojë të instaloni iOS në versionin Restore edhe nga serverat e Apple do të shkarkohet versioni i plotë i iOS 8.4
  5. Pasi të instalohet ju duhet të konfiguroni iOS siç keni bërë herën e parë kur e keni blerë iDevice-in tuaj.

Në ndryshim nga mënyra e instalimit në formën e një përditësimi do të gjeni që dimensionet e file-it të instalimit të iOS kanë dimensione të tjera. Në rastin e një përditësimi ai është rreth 218 MB ndërsa në rastin e një instalimi të pastër ai do të jetë 1.6GB. Kjo lloj mënyre instalimi do të rregullojë shumë probleme me funksionim e iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment