Apple Music është lëshuar tashmë zyrtarisht sëbashku me iOS 8.4. Çdokush mund ta provojë atë falas për një periudhë tre mujore, por më pas do ta rinovojë ato automatikisht duke u bazuar tek llogaria juaj Apple ID. Aktivizimi është shumë i thjeshtë. Hapni aplikacionin Music, shtypni butonin për ta provuar për 3 muaj, zgjedhni llojin e abonimit dhe vendosni adresën tuaj Apple ID.

Nëse dëshironi të ç'aktivizoni rinovimin automatik dhe ta aktivizoni atë manualisht sipas dëshirës tuaj, atëherë ju ftojmë të ndiqni guidën tonë.

1. Shkoni tek llogaria juaj (ikona e kuqe lart-majtas) në aplikacionin Music


2. Shtypni "View Apple ID"


3. Zbrisni poshtë dhe shtypni "Manage" poshtë opsionit Subsscriptions


4. Vendoseni butonin "Automatic-Renewal" në pozicionin OFF.


Kjo guidë është për lexuesit e faqes tonë që jetojnë jashtë Shqipërisë, pasi për fat të keq shërbimi Apple Music nuk është ende i disponueshëm në vendin tonë! /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment