Cercube 2 është një tweak për iOS 8 që na lejon të shkarkojmë video, të dëgjojmë muzikë në background,  të shkarkojmë videot dhe muzikën në iPhone. Pasi të keni instaluar Cercube 2 nga Cydia, duhet të hapni aplikacionin YouTube dhe të shkoni tek Settings, duke shtypur ingranazhin që ndodhet lart djathtas. Klikoni tek "Configuration" dhe më pas "Enable".

Direkt nga Settings mund të zgjedhni funksionin që dëshironi të aktivizoni:
  • Background Playback: dëgjoni audion e videos edhe kur aplikacioni Youtube është i mbyllur;
  • Block video ADS: nuk do të shfaqen publicitetet në video;
  • Video Downloader: aktivizo funksionin për shkarkimin e videove;
  • Auto Replay: replay automatik i videove;
  • Block Promo Cells: bllokoni publicitetet poshtë videove;
  • HD Playback on Cellular: shikoni videot në HD edhe kur jeni me 3G/4G;
  • Auto Select Quality: zgjedhni automatikisht cilësinë e videove në bazë të shpejtësisë së internetit;
  • Default Playback Quality: zgjedhni një kualitet fiks për videot;
  • Download notifcations: shfaqni një njoftim në përfundim të shkarkimit të videos.

Nëse jeni të interesuar, Cercube 2 mund ta shkarkoni falas nga repoja e iPhoneAlbania në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment