Nowhereelse.fr ka publikuar disa imazhe të cilat supozohet të jenë kasat mbuluese të iPhone-it të ardhshëm. Nga impresionet e para mund të kuptohet qartë se ndryshimet në lidhje me aspektin fizik janë po thuajse zero. Ndryshime mund të gjejmë vetëm në strukturën e brëndshme të kasave.

Sipas ekspertëve pritet që Apple të ketë modifikuar strukturën e brëndëshme të kasave pas problemeve mjaft serioze me përkulen e tyre në qoftë se iPhone ishte mbajtur në xhepa.  Në fakt, po të krahasojmë kasat aktuale me ato që shikoni në këtë foto duket se nga brënda saj janë forcuar bordet të cilat do ti sigurojnë rrezistencë më të madhe ndaj aplikimit të forcës.


Përsa i përket vërtetësisë së këtyre fotove, Nowhereelse.fr premton se burimet janë mjaft të sigurta edhe iPhone i ardhshëm nuk do të ketë ndryshime rrënjësore por vetëm përmirësime të cilat do ta bëjnë këtë produkt akoma më perfekt për përdoruesit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment